Ndërlidhjet

Një televizion pakistanez jep foshnje si dhuratë


Logot e televizioneve pakistaneze

Logot e televizioneve pakistaneze

Një televizion pakistanez është duke e transmetuar një program që shumë po e konsiderojnë si më kontraversin në përpjekje për të siguruar sa më shumë teleshikues.

Në kuadër të programit, moderatori iu jep foshnje prindërve të rinj që s’mund të bëjnë fëmijë, raporton Reuters.

Aamir Liaquat Hussain, moderator 41- vjeçar muajin e kaluar ka dhënë dhuratë dy vajza jetime, ndërsa javën tjetër pritet të dhurojë një foshnje mashkull.

“Nëse nuk do t'i jepnim ne këto foshnje, një qen apo një mace do t'i hante ata”, është arsyetuar Hussain gjatë një transmetimi para se të prezantonte një foshnje femër e mbështjellë me çarçaf të kuq dhe rozë te prindërit e saj të rinj.

Menjëherë pas kësaj, publiku ka shpërthyer në duartokitje.

Moderatori muajve të tjerë ofron dhurata të tjera si motoçikleta apo telefona celularë, mirëpo kur filloi muaji i konsideruar i shenjtë nga myslimanët, Ramazani, kohë kur televizionet bëjnë luftë të ashpër për teleshikues, Hussain e ka habitur tërë vendin kur ai fillojë t’iu japë foshnje çifteve që s’mund të bëjnë fëmijë.
XS
SM
MD
LG