Ndërlidhjet

Deputetët kosovarë i drejtohen Kushtetueses për fondin e veriut


Deputetët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe Albana Gashi flasin para kamerave në afërsi të Gjykatës Kushtetuese, 01 Gusht 2013
Deputetët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe Albana Gashi flasin para kamerave në afërsi të Gjykatës Kushtetuese, 01 Gusht 2013
Deputetë të Kuvendit kanë dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese projekt-ligjin për buxhet, për interpretim pasi dyshojnë se ai mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Ligjvënës nga Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim dhe dy deputetë të pavarur kanë dorëzuar kërkesën për vlerësim e kushtetutshmërisë së ligjit për ndryshim dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e vitit 2013.

Sipas deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët dorëzuan kërkesën në gjykatë, ky ligj krijon buxhet paralel për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se me të po ndryshon rrënjësisht sistemi fiskal në Kosovë.

Kjo pasi, sipas tyre, të gjitha paratë që mblidhen në dy pikat doganore në veri të Kosovës, do të kanalizohen dhe dërgohen në një fond të posaçëm për veriun.
XS
SM
MD
LG