Ndërlidhjet

22 viktima të reja në Siri


Zjarri pas shpërthimit në Homs
Zjarri pas shpërthimit në Homs
Një grup monitorues ka thënë se 22 persona janë vrarë gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në një magazinë municioni të enjtën në një rajon që mbahet nën kontrollin e forcave qeveritare në Homs.

Shpërthimi raportohet se ka ndodhur për shkak të raketave që janë shtënë nga forcat rebele.

Obervatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se shtënia e raketave ka ndodhur pasi forcat qeveritare e kanë marrë nën kontroll të hënën të qarkut Khaldiyeh në Homs, zonë kjo që ishte në kontrollin e rebelëve sunni gjatë dy viteve të fundit.

Raketat kanë rënë në Ëadi-alZaha, Akruma dhe Al Nozha, të gjitha këto në qytetin Homs në të cilin kryesisht jetojnë pjesëtarë të komunitetit alaëit të cilit i përket edhe presidenti Bashar al Assad.

Një banor i Homsit ka thënë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret e disa ndërtesave janë çarë.

Pamje filmike që janë postuar në internet nga aktivitët shfaqin një top të madhë të zjarrit mbi disa lagje të Homsit.
XS
SM
MD
LG