Ndërlidhjet

18 viktima të aksidenti rrugor në Sierra Leone


Harta e Sierra Leones
Harta e Sierra Leones
18 persona që ishin në pjesën e pasme të një kamioni kanë vdekur të enjtën në pjesën veriore të Sierra Leones kur kamioni ra nga një kodër e pjerrët në humnerë, njoftojnë policia dhe mediat e këtij vendi.

Policia ka thënë se 16 gra, një foshnje tre muajshe dhe një burrë 26 vjeçar kanë vdekur gjatë këtij aksidenti, në afërsi të qytezës Makale, 180 kilometra në veri të kryeqtetit të vendit.

Kamioni kishte 36 pasagjerë duke transportuar së bashku me artikuj të konsumit të gjerë, kur shoferi e humbi kontrollin gjatë kalimit të një kodre të pjerrët dhe ra poshtë.


Shoferi i kamionit dhe një tjetër ushëtarë thuhet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Aksidentet në rrugë janë të shpeshta nëpër fshatra të Sierra Leones, kryesisht për shkak të vozitjes së dobët dhe mjeteve tejët të ngarkuara transportuese.
XS
SM
MD
LG