Ndërlidhjet

Për azilin e Snowden reagon edhe Amnesty International


Drejtori i Amnesty International për Rusi, Sergei Nikitin
Drejtori i Amnesty International për Rusi, Sergei Nikitin
Për rastin e Edward Snowden ka reaguar sot edhe drejtori i Amnesty International në Rusi, Sergei Nikitin i cili faktin që ish kontraktori amerikan është më i sigurt në Rusi e ka quajtur paradoksale, por të vërtetë.

“Unë mendoj se në këtë situatë konkrete, derisa dëgjojmë akuza kundër Snoëden nga persona të rëndësishëm në SHBA ku ai quhet tradhëtar, unë mendoj se në këtë fazë, ai është më i sigurt në Rusi, sado paradoksale kjo të tingëllojë”, ka deklaruar Nikitin për Reuters.

Drejtori për Rusi i Amnesty International gjithashtu ka shtuar se “derisa SHBA-të thonë se ai nuk do të torturohet dhe se kushtet e burgosjes së tij nuk do jenë të ashpra, nuk është sekret që administrata e ish presidentit Bush de fakto e ka legalizuar torturën dhe megjithëse administrata e Obames e ka kritikuar këtë gjë dhe i ka refuzuar ato praktika, në të njejtën kohë ne shohim se ata që kanë qenë përgjegjës për tortura nuk janë sjellur para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG