Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave në Homs të Sirisë


Zjarri pas shpërthimit të magazinës me municione në Homs, 01 Gusht 2013

Zjarri pas shpërthimit të magazinës me municione në Homs, 01 Gusht 2013

Një grup monitorues në Siri ka thënë se numri i personave që e humbën jetën gjatë shpërthimit të një magazine në qytetin Homs ka shkuar në 40 persona.

Shpërthimi raportohet se ka ndodhur për shkak të raketave që janë shtënë nga forcat rebele.

Fjala është për disa lagje të qytetit që për dy vjet janë mbajtur nën kontrollin e forcave rebele, ndërsa tani janë fituar nga ushtria siriane pro regjimit të Bash al Asad.

Raketat kanë rënë në Ëadi-alZaha, Akruma dhe Al Nozha, të gjitha këto në qytetin Homs në të cilin kryesisht jetojnë pjesëtarë të komunitetit alaëit të cilit i përket edhe presidenti Bashar al Assad.

Një banor i Homsit ka thënë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret e disa ndërtesave janë çarë.

Pamje filmike që janë postuar në internet nga aktivitët shfaqin një top të madhë të zjarrit mbi disa lagje të Homsit.
XS
SM
MD
LG