Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Diskutohet integrimi i serbëve në Policinë e Kosovës


Shefja e delegacionit kosovar për dialogun teknik Kosovë - Serbi, Edita Tahiri

Shefja e delegacionit kosovar për dialogun teknik Kosovë - Serbi, Edita Tahiri

Pa e sqaruar nëse është arritur ndonjë marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se për tri ditë në Bruksel ekipet e dialogut teknik Kosovë-Serbi kanë biseduar për integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës.

Temë tjetër me rëndësi, sipas komunikatës së Qeverisë dërguar mediave mbrëmjen e së enjtes, që është disktuar në Bruksel, ka qenë dhe “konsolidimi i Drejtorisë së Policisë së Kosovës në pjesën veriore”.

“Në kuadër të kësaj agjende pala jonë edhe një herë ka elaboruar aspektin ligjor dhe rregullativat në fuqi të Kosovës për rekrutimin e individëve në Policinë e Kosovës, e më pas është folur për kriteret dhe modalitete e këtij integrimi të mundshëm. Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve është biseduar për afatet kohore sipas Planit të Integrimit të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, i cili përfshin edukimin e vazhdueshëm përkatësisht trajnimin që organizon Policia e Kosovës në Akademinë në Vushtrri për policët e rinj, që do të integrohen në radhët e saj,” thuhet në komunikatën e qeverisë kosovare.

Aty, gjithashtu, njoftohet se BE-ja është zotuar se përmes EULEX-it do ta lehtësojë këtë proces.
XS
SM
MD
LG