Ndërlidhjet

Aso nuk e ka në plan të tërhiqet pas komenteve naziste


Ministri i financave të Japonisë, Taro Aso (ilustrim)
Ministri i financave të Japonisë, Taro Aso (ilustrim)
Ministri i financave të Japonisë, Taro Aso ka tërhequr komentin e tij që thoshte se Japonia duhej të merrte si shembull nazistët se si të ndryshohej kushtetua e këtij vendi.

Mirëpo, pavarësisht protestave të shteteve fqinjë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, Aso ka thënë të premtën se ai nuk tërheqë komentet e tjera dhe refuzon që të jap dorëheqje.

Aso nxiti reagime të ashpra duke thënë se Japonia duhet të marrë shembull se si partia naziste tinëzisht e ka ndryshuar kushtetutën gjermane të para luftës së dytë botërore para se ndokush ta kuptojë këtë gjë.

Ai gjithashtu ka thënë se politikanët japonezë duhet që të shmangin polemikat nëse bëjnë vizita të heshtura në memorialin e luftës Yasukuni të Tokios.

Aso, i cili gjithashtu është zëvendëskryeministër, i ka bërë këto komente rreth Gjermanisë naziste gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën në Tokio gjatë një takimi të organizuar nga një grup ultra-konservativ.
XS
SM
MD
LG