Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat pro Morsit në Egjipt


Përkrahësit e Morsit dhe Vëllazërisë Myslimane, 26 korrik 2013
Përkrahësit e Morsit dhe Vëllazërisë Myslimane, 26 korrik 2013
Përkrahësit e Mohammad Morsit, presidentit që u largua nga pushteti nga ushtria egjiptiane, nuk i kanë pranuar thirrjet që t’i japin fund protestave të tyre.

Demonstruesit pro-islamist në dy rajone të Kajros, i kanë vazhduar qëndrimet gjatë gjithë natës ndërsa kanë nxitur mbajtjen e protestave edhe të premtën megjithë thirrjet e qeverisë që ata të mos demonstrojnë më.

Protestuesit kanë thirrur “vetëm mbi trupat tanë të pajetë” deri në orët e para të mëngjesit të së premtës.

Më shumë se 260 persona janë vrarë gjatë dhunës nëpër rrugët e Egjiptit që prej se ushtria e hoqi nga pushteti Morsin më 3 korrik.

Grupet e të drejtave të njeriut, aktivistë dhe politikanë të kampeve rivale janë munduar që të nxisin mos përdorimin e mëtutjeshëm të forcës nga ushtria, duke e përfshirë edhe sygjerimin që të vendosin një rrethim njerëzor rreth vendit ku po mbahen protestat.

Protesta masive e mbajtur më 26 korrik që ishin nxitur nga shefi i ushtrisë, generali Abdel Fattah el Sissi, kanë treguar se një pjesë e madhe e popullatës egjiptiane e përkrahin heqjen nga pushteti të Morsit.
XS
SM
MD
LG