Ndërlidhjet

Një familje amerikane bastiset pasi kërkon tenxhere me presion në Google


Fotografi arkivi e tenxhereve me presion e policisë në Kanada që janë shfrytëzuar nga dy persona të arrestuar që kanë provuar të realizojnë një sulm terrorist në Surrey, British Columbia, 2 korrik 2013.
Fotografi arkivi e tenxhereve me presion e policisë në Kanada që janë shfrytëzuar nga dy persona të arrestuar që kanë provuar të realizojnë një sulm terrorist në Surrey, British Columbia, 2 korrik 2013.
Një grua në Nju Jork e cila ka qenë duke kërkuar mënyra më të mira për të gatuar thotë se është vizituar nga policia pasi ajo dhe bashkëshorti i saj kanë kërkuar në Google për “tenxhere me presion” dhe “çanta të shpinës”.

Michele Catalano ka shkruar përvojën e saj për këtë në blogun e saj të enjtën, një ditë pasi autoritet e kanë kontrolluar shtëpinë e saj.

Ajo ka thënë se kërkimi në Google ka krijuar një “stuhi të vërtetë të profilizimit të terrorizmit” pas sulmit me bomb në maratonën e Bostonit më 15 prill ku u përdorën tenxhere me presion të mbushura me eksplozivë dhe çanta shpine.

Blogu i saj ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pas zbulimit të masës së madhe të programeve të vëzhgimit të internetit dhe telefonatave të SHBA-ve.

Mirëpo policia ka një version tjetër të këtij tregimi.

Ata thonë se detektivëve të inteligjencës penale ju është thënë nga një kompani kompjuterike se një ish punonjëse ka bërë kërkime të dyshimta në një kompjuter të vendpunimit që përfshinte “bomba me tenxhere me presion” dhe “çanta shpine”.
XS
SM
MD
LG