Ndërlidhjet

REL thirrje Azerbajxhanit që të mbrojë gazetaren


Korrespondentja nga Azerbajxhani e Radios Evropa e Lire, Khadija Ismayilova,

Korrespondentja nga Azerbajxhani e Radios Evropa e Lire, Khadija Ismayilova,

Radio Evropa e Lirë ju ka bërë thirrje autoriteteve të Azerbajxhanit që të hetojnë shantazhimin e sërishëm dhe fushatën frikësuese kundër gazetares hulumtuese, Khadija Ismayilova.

Thirrja përmes një komunikate për media është bërë pasi në internet është postuar një video e re që përmban fotografi intime që janë marrë ilegalisht të Ismayiloves e cila raporton për shërbimin e Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë.

Përpos videos në fjalë, kjo faqe interneti ka publikuar edhe një intervistë të rreme që i është atribuar një kolegu të saj me qëllim diskreditimi.

Fjala është për një gazetar tjetër që gjithashtu ka qenë subjekt i abuzimit online vitin e kaluar.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Radios Evropa e Lirë, Kevin Close i ka bërë thirrje qeverisë së Azerbajxhanit që “të ofrojë përkrahje kuptimplote dhe mbrojtje për gazetarët.”

Raportimet e Ismayilovës e kanë përfshirë presidentin Ilham Aliyev, i cili do të garojë për një mandat të paprecedent të tretë në tetor, në aktivitete financiare në vlerë prej qindra miliona dollarëve.
XS
SM
MD
LG