Ndërlidhjet

Tourre shpallet fajtor për mashtrim


Ish tregtari i Goldman Sachs duke dal nga një gjykatë në Nju Jork, 1 gusht, 2013.

Ish tregtari i Goldman Sachs duke dal nga një gjykatë në Nju Jork, 1 gusht, 2013.

Një ish tregtar i bankës së investimeve Goldman Sachs është shpallur fajtor për një rast mashtrimi nga regulatorët federal amerikan.

Rasti është një lloj përgjigje ndaj krizës së patundshmërive të vitit 2007 që ndihmoi në dërgimin e SHBA-ve në recession.

Një juri në Nju Jork e ka marrë këtë verdict të enjtën kundër Fabrice Tourre, që nga avokatët e komisionit për siguri dhe shkëmbime është quajtur si fytyra e “lakmisë së Ëall Street-it”.

34 vjeçari Tourre përballet me një gjobë dhe ndalesë të mundshme nga industria e financiare.

Dënimi i tij përfundimtar do të përcaktohet në procese që do mbahen në të ardhmen.

Regulatorët federalë amerikanë e kanë akuzuar Tourre për mashtrimin e investitorëve për letrat me vlerë të pengut që lihet kur merret kredi që ai e dinte se do të dështonin.

Ky veprim i ndihmoi Goldman Sachs që të fitonte miliona dollarë në tarifa por në të njejtën kohë kontribuojë në krizën globale ekonomike.
XS
SM
MD
LG