Ndërlidhjet

Irinej i kërkon ndihmë Putinit për Malin e Zi dhe Maqedoninë


Patriarku rus, Kirill dhe Patriarku serb, Irinej gjatë një shërbimi të përbashkët në një kishë të Moskës, 18 korrik, 2013
Patriarku rus, Kirill dhe Patriarku serb, Irinej gjatë një shërbimi të përbashkët në një kishë të Moskës, 18 korrik, 2013
Patriarku i Kishës Ortodokse serb, Irinej ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe “në aktivitetet e saj të lira në Malin e Zi dhe në Maqedoni”.

Siç raportojnë gazetat e Podgoricës, Putin ka marrë pjesë në disa ceremoni kishtare, gjatë një prej vizitave të fundit të Kishës Ortodokse Serbe në Rusi.

Rektori i Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, Gojko Peroviq, ka thënë se nuk ka problem që Kisha Ortodokse Serbe kërkon mbështetjen e kishës dhe shtetit rus për aktivitete të lira në Mal të Zi dhe Maqedoni.


Sipas fjalëve të Peroviqit, Moska është qendër legjitime e fuqisë njejtë siç është Brukseli dhe se Kisha Ortodokse Serbe është seriozisht e diskriminuar në Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG