Ndërlidhjet

logo-print

Ahmedinexhadi paralajmëron "stuhi" që do e shfarosë Izraelin


Presidenti në largim i Iranit, Mahmud Ahmedinejad

Presidenti në largim i Iranit, Mahmud Ahmedinejad

Presidenti në largim e sipër, Mahmud Ahmedinexhad, ka thënë se një stuhi rajonale është në rrugë e sipër që “ta heq me rrënjë” Izraelin, rivalin kryesor të Iranit në rajon.

Ahmedinexhad ka qenë duke folur në një tubim që e shënon Ditën Ndërkombëtare të Kudëve në Teheran, të premtën.

Presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, i cili pritet të nis detyren të dielën, gjithashtu ka bërë komente kërcënuese për Izraelin.

Agjencia gjysmë shtetërore, ISNA, e ka cituar Rohanin duke thënë se “regjimi Zionist ka qenë një plagë në trupin e botës islamike për vite dhe se kjo plagë duhet të hiqet”.

Dita e Kudit, një ditë e veçantë kjo solidariteti me popullin palestinezë, festohet me tubime ku marrin pjesë jashtëzakonisht shumë njerëz duke djegur flamuj të SHBA-ve dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG