Ndërlidhjet

Autoritetet ganeze e kapin anijen pirate


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Marina e Ganës ka zënë një anije dhe ka arrestuar ekuipazhin e saj nën dyshimin se ishin të përfshirë në plaçkitjen e naftës nga tankerët që niseshin nga Gaboni muajin e shkuar, njoftoi sot qeveria ganeze.

Sulmet pirate në Gjirin Perëndimor Afrikan të Gineasë pothuajse janë dyfishuar krahasuar me vitin e shkuar, duke ngritur edhe koston e sigurimeve për kompanitë që transportojnë mallëra përmes detit.

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se banda të tilla piratësh që rrinë në ujërat e Nigerisë që është prodhuesi më i madh afrikan i naftës, janë zgjeruar rrezen e tyre të veprimit.

Piratët së fundi kanë pushtuar një tanker me pambuk, dhe kanë zënë rob 24 anëtarët e ekuipazhit në afërsi të portit Gentil të Gabonit.

Anija dhe personeli ishin liruar tek pas një jave.

Marinat ndërkombëtare nuk janë të angazhuara në mënyrë aktive për të luftuar piratët në këtë rajon, përkundër luftës që bëjnë në në anën tjetër të kontinentit Somali, që është pikë e nxehtë e piratëve.
XS
SM
MD
LG