Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia s'mund të hyjë në BE pa ndryshuar


Kryeministri serb, Ivica Daçiq gjatë një prej aktiviteteve të tij në Beograd , 01 Gusht 2013
Kryeministri serb, Ivica Daçiq gjatë një prej aktiviteteve të tij në Beograd , 01 Gusht 2013
Kryeministri serb dhe kryetari i partisë socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot në Beograd se Serbia është para dyerve të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, Daçiq ka thënë se kështu siç është Serbia tani, pa ndryshuar nuk mund të bëhet pjesë e BE-së.

“Një Serbi e këtillë, nuk do të hyjë në BE pavarësisht se kemi punuar shumë, dhekemi arritur rezultate konkrete. Ne nuk kemi gënjyer, kur kemi thënë se këto nuk mjaftojnë për të hyrë në BE, dhe që në mënyrë që Serbia të bëhet një shtet normal, asaj i duhet ndoshta edhe sakrifica më e madhe. Nëse duam ndryshime, dhe të ndryshojmë vetveten”, ka thënë Daçiq para socialistëve serbë.
XS
SM
MD
LG