Ndërlidhjet

Presidenti çek diagnostikohet me diabet


Presidenti çek e fshinë fytyren pasi njofton se e ka emëruar JIri Rusnok si kryeministrin e ri të Republikës Çeke, 25 qershor 2013
Presidenti çek e fshinë fytyren pasi njofton se e ka emëruar JIri Rusnok si kryeministrin e ri të Republikës Çeke, 25 qershor 2013
Presidenti çek, Milosh Zeman, është diagnostikuar me diabet.

Sidoqoftë, mjekët e tij thonë se gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon atë që të vazhdojë me detyrat që ka.

Dr. Ales Zak ka thënë se lideri çek ka nevojë për “trajtim intensiv mesatar” për diabetin e tij, situatë kjo që i shkakton atij probleme në të ecur.

Ekipi mjekësor i Zemanit gjithashtu thotë se presidenti duhet të ndryshojë dietën e tij duke kaluar në ushqim më të lehtë dhe të ketë kujdes me konsumin e alkoolit, diçka që është pjesë e trajtimit të tij.

Ministri çek për Shëndetësi, Martin Holcat, ka thënë se Zeman i cili njihet për preferencat që të bëjë jetë luskoze me ushqim të bollshëm dhe pije, ka premtuar se do t'i pranojë rekomandimet e mjekëve.
XS
SM
MD
LG