Ndërlidhjet

logo-print

OKB kërkon hetimin e ekzekutimit të 30 ushtarëve sirianë


Komisionerja e Lartë për të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay

Komisionerja e Lartë për të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay

Shefja për të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay, ka kërkuar verifikimin e ekzekutimit të shumë ushtarëve sirianë nga rebelët.

Këta të fundit i kishin zënë peng ushtarët në pjesën veriore të Sirisë gjatë kësaj jave.

Pillay ka thënë të premtën në Gjenevë se ngjarjet që kanë ndodhur gjatë përpjekjeve për të marrë nën kontroll qytezën, Khan al Assal në krahinën veriore të Aleppos, janë “shumë shokuese”.

Ajo ka thënë: “bazuar në analizat e ekipit tim, ne besojmë që forcat e armatosura opozitare gjatë një incidenti kanë ekzekutuar së paku 30 persona, shumica e të cilëve duket se kanë qenë ushtarë”.

Pillay ka bërë thirrje që ata që janë përgjegjës për këtë të sillen para drejtësisë.

Ajo ka shtuar se materiali i mbledhur nga zyra e saj tregojnë që numri i viktimave në betejën e Khan al Assal është shumë më i lartë se sa 30 vdekjet e dokumentuara.
XS
SM
MD
LG