Ndërlidhjet

Shefi i Hezbollahut Nasrallah rishfaqet në publik


Shefi i Hezbollahut, grupit militant të Libanit, Sayyed Hassan Nasrallah (Ilustrim)
Shefi i Hezbollahut, grupit militant të Libanit, Sayyed Hassan Nasrallah (Ilustrim)
Prijësi i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah, ka bërë një paraqitje të rrall në publik këtë të premte, ku edhe ka mbajtur një fjalim në jug të Bejrutit para qindra simpatizantëve, në shenjë përkrahje për Palestinën.

Prej se Hezbollahu bëri luftë për një muaj kundër Izraelit në vitin 2006, Nasrallah jeton në arrati nga frika se do të vritet.

“Izraeli paraqet rrezik për të gjithë popujt e këtij rajoni...përfshirë Libanin, dhe zhdukja e tij [Izraelit] është në interes kombëtar të Libanit”, Nasrallah ka thënë të premten.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë këtë vit, prej herës së fundit në shtator 2012.

Muajin e kaluar ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian shpallën Hezbollahun si organizatë terroriste, një lëvizje kjo e cila është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG