Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë protestat pro-Morsi në Kajro


Ilustrim

Ilustrim

Përkrahësit e presidentit të përmbysur egjiptian Muhamed Morsi po marshojnë rrugëve të Kajros, përkundër urdhërave të policisë që të ndalin protestat.

Marshuesit thanë të premten se ata do të shtojnë praninë e tyre në Rabaa al-Adaëiya, që llogaritet si vendi kyç i tubimeve të tyre në kryeqytet, ku madje bëjnë edhe roje 24 orëshe.

Marshi në Kajro ndërkaq po zhvillohet në kohën kur Nënsekretari Amerikan i Shtetit Ëilliam Burns pritet të arrij në Egjipt, në përpjekje për të pajtuar palët rivale rreth rrugës përpara dhe ndërprerjes së krizës politike në shtetin më të populluar arab.

Një zëdhënës i qeverisë egjiptiane lajmëroi se diplomati amerikan do të zhvilloj bisedime të shtunën me ministrin e jashtëm të qeverisë kalimtare Nabil Fahmy.

Ende nuk është e qartë nëse nënsekretari amerikan do të takoj shefin e ushtrisë së Egjiptit, gjeneralin Abdel Fattah al-Sissi, i cili rrëzoi nga pushteti Morsin më 3 korrik.
XS
SM
MD
LG