Ndërlidhjet

Egjipt - Policia shpërndan një grup protestuesish


Ilustrim
Ilustrim
Policia egjiptiane ka shtënë me gaz lotsjellës të premten për të shpërndarë protestuesit e Vëllazërisë Myslimane, të cilët ministria e brendshme thotë se kanë bllokuar trafikun në afërsi të një kompleksi banesor në Kajro.

Një deklaratë e lëshuar nga qeveria kalimtare nuk jap detaje për madhësinë e protestës, ose nëse forcat e rendit kanë lënduar dikë me këtë veprim të tyre.

Intervenimi i policisë, u tha të jetë shkaktuar pasi protestuesit kishin nisur të gjuajnë në drejtim të një kompleksi që shërben si seli e medieve.

Qeveria kalimtare në Egjipt është zotuar se do të largojë sot nga rrugët e kryeqytetit të gjithë demonstratët të cilët për më se një muaj po qëndrojnë nën tenda, me të vetmen kërkesë rikthimin në pushtet të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti aktual Mohamed ElBaradei ka thënë në një intervistë për Washington Post, se gjenerali Abdel Fattal al-Sisi e kupton nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje politike për daljen nga kriza në Egjipt.

“Ai e kupton se duhet të ketë një zgjidhje politike. Por natyrisht, ai ka përgjegjësinë për të ruajtur shtetin në kuptimin e sigurisë. Kurse ushtria është në teh”, ka thënë ElBaradei.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, ndërkaq ka lajmëruar se Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera do të punojnë bashkërisht për të ndihmuar Egjiptin të gjej një zgjidhje paqësore për krizën e shkaktuar politike.

Kjo lajmërim është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat kanë thënë se “zgjidhja paqësore në Egjipt, do të ndodh përmes një dialogu gjithëpërfshirës”.
XS
SM
MD
LG