Ndërlidhjet

Bosnja kërkon hise nga pasuria e Titos


Ish-presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë Josip Broz-Tito me bashkëshorten Jovanka Broz (Ilustrim)
Ish-presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë Josip Broz-Tito me bashkëshorten Jovanka Broz (Ilustrim)
Bosnja e Hercegovina kërkon hisen e saj nga pasuria e mbetur e mareshalit të dikurshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Ndihmësi i ministrit të financave i Bosnjes në sektorin e suksesionit të pasurisë së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Zenit Kelliq, tha sot se përfaqësuesit e Bosnjes në komitetin për ndarjen e pasurisë së RSFJ-së do të insistojnë që të zbardhen të gjitha faktet lidhur me përmbajtjen e trezoreve të Titos.

Kelliq i ka thënë gazetës sarajevase Dnevni Avaz, që kjo çështje do të shtrohet në takimin e radhës të komunitetit të përbashkët për suksesion, që është caktuar me 16 dhe 17 shtator në Sarajevë.

“Nëse vërtetohen informatat se në trezoret e dikurshme të rezervave shtetërore është gjetur ari, atëherë ajo i takon të gjitha ish-republikave jugosllave, që sot janë shtete të pavarura”, ka thënë Kelliq.

Sipas tij, përfaqësuesi i Sllovenisë në këtë komitet ka paralajmëruar ardhjen në mbledhjen e shtatorit.

Mediet serbe kanë publikuar së fundi informacione, ku pretendojnë se në trezoret e Titos janë gjetur disa shufra të arit, dhe xhevahirë të ndryshëm, me vlerë disa milionëshe.
XS
SM
MD
LG