Ndërlidhjet

Mladenov caktohet si emisar i ri i OKB-së në Irak

Bosnia-Herzegovina -- Foreign Minister of Bulgaria and Slovenia Nikolay Mladenov (L) and Samuel Zbogar (R) with High Representative of EU in Bosnia and Hezegovina Valentin Inzko in Sarajevo, 07Mar2011

Ish-ministri i jashtëm i Bullgarisë Nickolay Mladenov do të jetë i Dërguari i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irak.

Ai u emërua të premten në këtë post nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, në kohën kur siguria në këtë shtet është përkeqësuar, dhe vendi po rrëshqet dita-ditës në dhunë sektariane.

Më se 1,000 irakian – kryesisht civil – kanë vdekur në dhunën sektarianë gjatë korrikut, që është muaji më i përgjakshëm në këtë vend që nga viti 2008.

Mladenov, ishte shef i diplomacisë bullgare nga vitit 2010 deri më 2013.

Ai do të zëvendësoj diplomatin gjerman Martin Kobler, i cili është caktuar nga Ban Ki-moon si i dërguar i posaçëm i OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos.
XS
SM
MD
LG