Ndërlidhjet

Greqi – Arrestohet 13 vjeçari për vrasjen e dy nipave


Ilustrim

Ilustrim

Një 13 vjeçar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se qëllimisht ka shtyrë dy nipat më të vegjël në një kanal ujitjeje, dhe i ka lënë ata të mbyten.

Sipas një komunikate që policia greke ka lëshuar të premten, thuhet se i dyshuari ka qenë i motivuar nga xhelozia ndaj fëmijëve 4 dhe 8 vjeç, për shkak se anëtarët e familjes iu ofronin më shumë vëmendje atyre sesa atij.

Incidenti tragjik kishte ngjarë të martën në fshatin Strefi, në afërsi të Olimpias në rajonin Peloponez.

Ky rast fillimisht ishte regjistruar nga policia si vdekje aksidentale.

Por policia kishte vërejtur tek 13 vjeçari këmishën e grisur, ndërsa në dorën e njërit vogëlush gjeti copëzën e mbetur.

Besohet se viktima e mbytur në kanal kishte grisur këmisën e axhës së tij, në momentin kur ai i ka shtyrë.
XS
SM
MD
LG