Ndërlidhjet

Kolumbi - Dënohet prifti narko-bos me 19 vjet burgim


Ilustrim
Ilustrim
Një prift katolik kolumbian është dënuar me 19 vjet burgim, për udhëheqje të një grupi kriminal, raportojnë mediet lokale të premten.

Sipas gazetës El Colombiano, një gjykatë në Medellin shpalli fajtor Oscar Ortiz, priftin e një fshati të vogël të quajtur San Antonio de Padro, si kreu i një bande të njohur si 'ushtarët e demobilizuar të El Limonar' (Los desmovilizados de El Limonar).

Shumica e anëtarëve të këtij grupi kriminal, ishin të përfshirë në dhjetë vjetët e fundit në kidnapime, trafikim të drogës, zhvatje, dhe sulme paramilitare.

Prifti Ortiz ishte arrestuar në vitin 2010.

Në gjykimin që zgjati dy vjet ai është liruar dhe është kthyer në kishën e tij.

Pas vendimit të sotëm të gjykatës, policia është urdhëruar që ta arrestoj priftin dhe ta dërgoj në burg.

Edhe njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal janë dënuar me disa vite burgim.
XS
SM
MD
LG