Ndërlidhjet

Kosovë: Hoxhaj urdhëron tërheqjen e Hamitit nga Zagrebi


Pamje e qendrës së Zagrebit
Pamje e qendrës së Zagrebit
Ministria e jashtme e Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci., njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka iniciuar krijimin e një komisioni në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili do të shqyrtojë në tërësi rastin.

MPJ i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë, pas ankesës për sjelljen jo dinjitoze të diplomatit të saj në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.
XS
SM
MD
LG