Ndërlidhjet

Gjermani: U anulua marrëveshja për vëzhgim me SHBA-të


Një objekt fluturon afër antenave të ish-stacionit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Gjermani
Një objekt fluturon afër antenave të ish-stacionit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Gjermani
Gjermania thotë se e ka anuluar marrëveshjen, që daton nga periudha e Luftës së Ftohtë, me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, pas zbulimeve lidhur me spiunimin në Internet nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, tha se kjo lëvizje ishte “e domosdoshme dhe përkatëse”, për shkak të debatit, që ka shpërthyer pas zbulimeve të ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili ka pretenduar se Gjermania është bashkëfajtore në operacionet e mbledhjes së inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Sipas raporteve të mediave, kjo marrëveshje nga periudha 1968-1969, lejonte që Uashingtoni dhe Londra mund të kërkonin të dhëna për vëzhgime nga shërbimet e inteligjencës së Gjermanisë, kur kjo kishte të bënte me sigurinë e trupave të tyre të vendosura në Gjermani.

Anulimi i kësaj marrëveshjeje duket në masë të madhe simbolik, i projektuar për të treguar se qeveria gjermane po ndërmerrë aksion për ndaljen e vëzhgimeve të paarsyeshme të drejtuara kundër shtetasve të vet, por aktualisht pa i përkeqësuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.
XS
SM
MD
LG