Ndërlidhjet

Al-Zawahri: Egjipti të largohet nga demokracia, ta zbatoj islamin


Ayman al-Zawahri
Ayman al-Zawahri
Lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, ka kërkuar nga lëvizja Vëllazëria Myslimane në Egjipt dhe nga mbështetësit e saj, që ta braktisin demokracinë dhe të përpiqen të qeverisin nëpërmjet ligjit islamik.

Në një fjalim 15minutës të publikuar në faqet islamike në Internet, al-Zawahri i ka kritikuar islamistët, që i kishin formuar partitë politike në Egjipt dhe e kishin mbështetur ushtrinë në përmbysjen e ish-presidentit Muhammad Morsi.

Zawahri tha se “legjitimiteti nuk mbështetet në zgjedhje dhe në demokraci, por mbështetet në Sheriat”.

Ai poashtu i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kanë dorë në planin e ushtrisë së Egjiptit për ta përmbysur qeverinë e Morsit më 3 Korrik.

Prej përmbysjes së zotit Morsi nga ana e ushtrisë, pas protestave masive kundër tij, janë vrarë më tepër se 300 vetë.

Disponimi popullor në Egjipt është kthyer kundër Morsit, pasi ai ishte akuzuar se po përpiqej të bëhej diktator i ri.
XS
SM
MD
LG