Ndërlidhjet

Egjipt: Zyrtari amerikan në Kajro, derisa tensionet janë të larta


William Burns

William Burns

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns, pritet që në Kajro të takohet me liderët e përkohshëm të Egjiptit, përfshirë edhe ministrin e jashtëm, Nabil Fahmy.

Këto takime bëhen derisa autoritetet në Ergjipt janë kërëcnuar t’i shkatërrojnë dy vende ku mbështetësit e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, i kanë ngritur kampet, prej muajit Qershor.

Zoti Burns është zyrtari i fundit ndërkombëtar, i cili po përpiqet që të bëjë presion te mbështetësit e Morsit dhe qeveria e përkohshme, për zgjidhjen paqësore të mospajtimeve.

Duke e krijuar një kamp të ri afër aeroportit në Kajro, të tretin me radhë, mbështetësit e Morsit dje nuk e përfillën urdhërinë e policisë.

Mirëpo, mbështetësit e Morsit ishin larguar nga ky kamp gjatë natës.

Megjithatë, tensionet në kryeqytetin Kajro edhe sot mbeten të larta.

Mbrëmë policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët ishin përpjekur të depërtonin në kompleksin e televizionit në Kajro.
XS
SM
MD
LG