Ndërlidhjet

Afganistan: Gjatë luftimeve – policë dhe talibanë të vrarë


Trupat e pajetë barten nga skena ku kishte ndodhur një sulm vetëvrasës në Xhalalabad të Afganistanit
Trupat e pajetë barten nga skena ku kishte ndodhur një sulm vetëvrasës në Xhalalabad të Afganistanit
Së paku 22 policë dhe 76 militantë talibanë janë vrarë gjatë luftimeve në pjesën lindore të Afganistanit.

Zyrtari i lartë policor në provincën Nangarhar, Masoom Khan Hashemi, tha se luftimet 5 orëshe filluan të premten, kur qindra talibanë e sulmuan një konvoj ushtarak.

Forcat e sigurisë ktheheshin nga një operacion i shpëtimit të një politikani, i cili kishte marrë kërcënime nga talibanët.

Hashemi tha se 22 policë ishin vrarë, së bashku me 60 luftëtarë talibanë. Sipas tij, 16 talibanë të tjerë ishin vrarë gjatë shpëtimit të politikanit.

Forcat e sigurisë në Afganistan gjithnjë e më tepër po e marrin përgjegjësinë për t’i luftuar talibanët, para tërheqjes së planifikuar të trupave të NATO-s, deri në fund të vitit 2014.

Njëherësh, talibanët po i shtojnë sulmet e tyre, atje ku forcat e jashtme po tërhiqen ose janë në proces të tërheqjes.
XS
SM
MD
LG