Ndërlidhjet

Pakistan: Katër policë të vrarë në qytetin Karaçi


Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Karaçi të Pakistanit
Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Karaçi të Pakistanit
Zyrtarët në Pakistan thonë se persona të panjohur e të armatosur i kanë vrarë së paku katër policë, në qytetin – port Karaçi, në pjesën jugore të Pakistanit.

Zyrtari i lartë policor në këtë qytet, Tahir Naveed, tha se policët e varrë ishin në detyrë gjatë natës në lagjen Faisal. Ai tha se trupat e tyre të pajetë ishin gjetur brenda në veturë, e cila ishte shpuar nga plumbat.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Pakistan thotë se së paku 100 policë janë vrarë në Karaçi, gjatë këtij viti.

Në këtë qytet, me më se 20 milionë njerëz, shpeshherë ndodhin konflikte, që në të shumtën e rasteve shndërrohen në të dhunshme.

Luftat e bandave dhe rivalitetet e dhunshme etnike dhe politike janë të zakonshme.

Poashtu, grupe të ndryshme militante islamike e shfrytëzojnë këtë qytet për strehim.

Ata shpeshherë bëjnë sulme në qytet dhe angazhohen në krime për përfitime materiale.
XS
SM
MD
LG