Ndërlidhjet

Iran: Khamenei e ka mbështetur Rohanin si president të ri


Ajatollah Khamenei përshëndetet me presidentin e ri të zgjedhur Hassan Rohani

Ajatollah Khamenei përshëndetet me presidentin e ri të zgjedhur Hassan Rohani

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka mbështetur sot Hassan Rohanin, për president të ri të këtij vendi.

Sipas Kushtetutës së Iranit, mbështetja e sotme në Teheran nga Khamenei, formalisht e shënon fillimin e presidencës së Rohanit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Kjo mbështetje u bë sot gjatë ceremonisë së mbajtur në Teheran, me ç’rast Khamenei dhe Rohani u përqafuan.

Pritet që nesër, Hassan Rohani, do ta bëjë betimin në Parlamentin e Iranit, ku do të jenë edhe të ftuar nga 52 vende.

Kleriku i moderuar, Hassan Rohani, 64 vjeçar, praktikisht është bërë presidenti i 7-të i Iranit.

Ai e ka zëvendësuar presidentin e mëparshëm, Mahmud Ahmadinejad, dy mandatet e të cilit janë shënuar me rizgjedhje të kontestuar dhe me goditje ndaj atyre që mendojnë ndryshme.
XS
SM
MD
LG