Ndërlidhjet

SHBA, OKB: Bjellorusia ta liroj aktivistin Byalyatski


Pamje nga procesi gjyëqsor kundër Byalyatskit në Minsk më

Pamje nga procesi gjyëqsor kundër Byalyatskit në Minsk më

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Bjelloorusia menjëherë ta liroj aktivistin për të drejtat e njeriut, Ales Byalyatski, së bashku me të gjithë të burgosurit e tjerë politikë në këtë vend.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, këtë kërkjesë e ka bërë me rastin e dyvjetorit të arrestimit të Byalyatskit, që shënohet nesër.

Ajo e ka lavdëruar akvistin bjellorus për punën e tij në mbështetje të viktimave të represionit politik dhe për krijimin e katalogut të shkeljes së të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Më herët, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara, Miklos Haraszti, ka kërkuar nga Minsku që “menjëherë dhe pa kushte” të lirohet Ales Byalyatski.

Zoti Haraszti tha se vazhdimi i arrestit të tij është “simbol i represionit kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut”.

Byalyatski ishte dënuar në vitin 2011 me 4.5 vjet burg, për akuza për mospagesë të tatimit, që sipas mbështetësve të tij ishte dënim i motivuar politikisht.

Organizata Amensty International e ka shpallur atë të burgosur të ndërgjegjejes.
XS
SM
MD
LG