Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet janë vrarë 8 pjesëtarë të sigurisë


Zjarrfikësit dhe policia në vendin e një eksplodimi të mëparshëm afër qytetit Kirkuk në Irak

Zjarrfikësit dhe policia në vendin e një eksplodimi të mëparshëm afër qytetit Kirkuk në Irak

Autoritetet në Irak thonë se nga të shtënat dhe sulmet me bomba kundër forcave të sigurisë janë vrarë tetë vetë.

Policia tha se sulmi më vdekjeprurës ishte bërë mbrëmë, kur persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër një pike të kontrollit në qytetin verior Kirkuk, me ç’rast ishin vrarë pesë ushtarë.

Në Mosul, nga eksplodimi i një bombe, janë vrarë dy policë.

Në një tjetër sulm në Mosul, autoritetet thonë se persona të armatosur e kanë vrarë një polic në një pikë kontrolli.

Zyrtarët mjekësorë kanë konfirmuar se tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në këto sulme.

Dhuna në Irak ka shënuar rritje gjatë disa muajve të kaluar, me ç’rast pjesëtarët e forcave të sigurisë ishin në shënjestër të sulmeve të kryengritësve.
XS
SM
MD
LG