Ndërlidhjet

Ahmeti, Zaev: Nuk ka alternativë tjetër, pos integrimit


Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë kryetarin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev, me të cilin ka biseduar për bllokimin e procesit të integrimit evropian për shkak të mos zgjidhjes së kontestit me Greqinë për çështjen e emrit.

Ahmeti dhe Zaev kanë thënë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, pos inkuadrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian ndërsa kryetari i BDI-së ka folur edhe për nismat e tij diplomatike për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“E njoftova Zaevin edhe me strategjinë e BDI së, se përse krejt këto angazhime i bënë pikërisht me rastin e 100 vjetorit të Luftërave Ballkanike, kjo pasi popujt e Ballkanit perëndimor duhet të hyjnë në një proces të pajtimit të tërësishëm dhe për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët, e cila është në NATO dhe në BE”, tha Ahmeti.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se retorikat nacionale mund vetëm ta largojnë Maqedoninë nga bashkëjetesa dhe integrimet evroatlantike.
“LSDM është e përgatitur për një konsensus të vërtetë për zgjidhjen e çështjes së emrit, por në kuadër të debateve politike dhe jo me mbështetjen e politikave të Gruevskit. Ne absolutisht jemi të bindur se plan B për Maqedoninë nuk ka, anëtarësimi jonë në NATO dhe BE është prioritet i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë ", ka deklaruar Zoran Zaev.
XS
SM
MD
LG