Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Takim lidhur me kërcënimin global terrorist


Shtëpia e Bardhë në Uashington

Shtëpia e Bardhë në Uashington

Në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një takim i nivelit të lartë për shqetësimet lidhur me terrorizëm, që e ka shtyrë Uashingtonin të shpallë alarm global të udhëtimit dhe përkohësisht t’i mbyllë ambasadat në gjithë botën myslimane.

Takimi i mbajtur mbrëmë vonë, erdhi pasi Interpoli e publikoi një alarm global të sigurisë lidhur me ikjen e qindra militantëve të al-Kaidës nga burgjet muajin e kaluar.

Ikje nga burgjet kanë ndodhur në nëntë shtete, përfshirë Libinë, Irakun dhe Pakistanin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen në Shtëpinë e Bardhë, por është informuar pas saj.

Në takim morën pjesë këshilltarja për siguri kombëtare, Susan Rice, sekretari i shtetit, John Kerry, sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe sekretarja e sigurisë së brendshme, Janet Napolitano.

Sot janë të mbyllura përfaqësitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në 17 vende dhe mund të mbeten të mbyllura për disa ditë.

Kanadaja e ka mbyllur misionin e vet në Daka të Bangladeshit, ndërsa Britania dhe Gjermania i kanë mbyllur përfaqësitë diplomatike në Jemen.
XS
SM
MD
LG