Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Nuk ka pasur mospajtime me Putinin për Gjeorgjinë


Vlladimir Putin (djathtas) dhe Dmitry Medvedev gjatë pushimit në vendin Tyva më 20 Korrik 2013

Vlladimir Putin (djathtas) dhe Dmitry Medvedev gjatë pushimit në vendin Tyva më 20 Korrik 2013

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka përgënjeshtruar raportet se ka pasur mospajtime madhore me presidentin Vlladimir Putin, lidhur me luftën e Rusisë kundër Gjeorgjisë, në Gusht të vitit 2008.

Gjatë një interviste për kanalin televiziv Russia Today, me rastin e shënimit të pesëvjetorit të kësaj lufteje të shkurtër, zoti Medvedev tha se “atje nuk ka pasur asgjë për t’i ndarë pozicionet tona në atë periudhë ose më vonë”, dhe shtoi se “këto janë vetëm thashetheme”.

Medvedev, i cili në kohën e luftës me Gjeorgjinë ishte president i Rusisë, tha se vendimi për të shkuar në luftë ishte i tij.

Mëtutje ai ka theksuar se me Putinin, që në atë kohë ishte kryeministër, nuk kishte folur me telefon, derisa forcat e Rusisë ishin vendosur në Osetinë Jugore kundër trupave të Gjeorgjisë, më 8 Gusht të vitit 2008.

Kjo luftë zgjati vetëm pesë ditë, me ç’rast marina ruse i bllokoi disa pjesë të bregut të Detit të Zi të Gjeorgjisë dhe përkohësisht i okupoi qytetet Poti, Gori, Senaki dhe Zugdidi.
XS
SM
MD
LG