Ndërlidhjet

Iran: Rohani e bëri emërimin e parë


Hassan Rohani gjatë një fjalimi të sotëm në presidencë

Hassan Rohani gjatë një fjalimi të sotëm në presidencë

Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar sot se presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, e ka emëruar biznesmenin e shkolluar në Shtetet e Bashkuara, Mohammad Nahavandian, për shef të kabinetit të tij.

Nahavandian, 58 vjeçar, me doktoratë nga ekonomia në Universitetin George Washington, ka shërbyer si shef i Odës Ekonomike, të Industrisë dhe të Minierave të Iranit prej vitit 2010.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raportoi se Rohani këtë emërim e ka bërë mbrëmë, disa orë pasi lideri suprem Ajatollah Ali Khamenei, e ka mbështetur zgjedhjen e tij për president, ashtu siç kërkohet me Kushtetutën e këtij vendi.

Betimin para parlamentit Rohani pritet ta bëjë sot.
XS
SM
MD
LG