Zyrtarët thonë se forcat e sigurisë së Tunizisë e kanë vrarë një militant islamist të dyshuar dhe i kanë arrestuar pesë të tjerë, gjatë një ndërhyrjeje të sotme.
Ministria e brendshme e Tunizisë tha se bastisja e kryer herët në mëngjes ishte e fokusuar në një shtëpi, në një lagje jugore të kryeqytetit Tuniz, ku miliantët e dyshuar ishin fshehur.
Ky operacion u ndërmor, derisa qeveria e moderuar, e udhëhequr nga islamistët, ballafaqohet me kërkesa në rritje për tërheqje, pas vrasjes së një politikani sekular opozitar më 25 Korrik.
Prej atëherë janë mbajtur protesta në rrugë të grupeve anti-qeveri dhe atyre që e mbështesin qeverinë.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalur dje në rrugët e kryeqytetit Tuniz, për të treguar mbështetje për qeverinë. Ky ishte njëri nga tubimet më masive që janë parë në Tunizi prej vitit 2011, kur filloi kryengritja e ashtuquajtur Pranvera Arabe.
Opozita planifikon tubim për sot më vonë gjatë ditës.