Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga vërshimet masive - dhjetëra të vdekur


Pamje nga vërshimet e mëparshme në Afganistan

Pamje nga vërshimet e mëparshme në Afganistan

Zyrtarët e Afganistanit thonë se sot kanë vazhduar operacionet e shpëtimit në kryeqytetin Kabul dhe në disa provinca lindore, ku nga vërshimet masive kanë vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë janë lënduar.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se afro 500 ushtarë po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

Helikopterët ushtarakë i kanë larguar së paku 225 njerëz nga fshatrat e prekura në hapësira të sigurta.

Vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha, më së shumti i kanë goditur hapësirat në provincat Kabul, Khost, Konar, Paktia dhe Nangarhar.

Së paku 19 vetë njerëz, përfshirë femra dhe fëmijë, e kanë humbur jetën nga vërshimet gjatë ditës së djeshme në Nangahrar.

Zyrtarët thonë se një duzinë e njerëzve ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.
XS
SM
MD
LG