Ndërlidhjet

Gjithësi: Japonia e lansoi robotin e parë astronaut


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia e Gjithësisë së Japonisë thotë se e ka dërguar robotin “astronaut” , i cili flet, në gjithësi.

Emri Kirobo i robotit është krijuar nga fjalët japoneze “shpresë” dhe “robot”.

Roboti që i përngjatë fëmiut është projektuar të jetë bashkëpunëtor i astronautit Koichi Wakata, i cili pritet të arrijë në stacionin e gjithësisë në muajin Nëntor.

Prodhuesit e robotit Kirobo thonë se ai do të komunikoj me një tjetër robot në Tokë.

Roboti Kirobo gjendet në anije kozmike së bashku me pesë tonelata të furnizimeve dhe të makinerive që dërgohen në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Lansimi është bërë nga Tanegashima në pjesën jugperëndimore të Japonisë.
XS
SM
MD
LG