Ndërlidhjet

Sudan: A. Saudite nuk e lejoi fluturimin e presidentit


Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir
Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir
Sudani thotë se autoritetet e Arabisë Saudite nuk e kanë lejuar aeroplanin e presidentit Omar al-Bashir, të fluturoj në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite.

Për këtë arsye aeroplani është detyruar të kthehej prapa.

Një zëdhënës i presidentit al-Bashir tha sot se presidenti ishte nisur për në Iran, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri, Hassan Rohani.

Zyrtarët e Arabisë Saudite nuk kanë dhënë komente.

Nga ana tjetër, Ministria e jashtme e Iranit tha se po mbledhë më tepër detaje për këtë incident.

Irani me shumicë shiite dhe Arabia Saudite, mbretëri sunite myslimane, kanë raporte të tensionuara.

Sudani është përpkjekur për të mbajtur lidhje të balancuara me të dy shtetet.

Omar al-Bashir është i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG