Ndërlidhjet

Pakistan: Nga vërshimet – së paku 30 të vdekur


Pamje nga vërshimet e mëparshme në Pakistan

Pamje nga vërshimet e mëparshme në Pakistan

Raportohet se nga vërshimet në Pakistan së paku 30 vetë e kanë humbur jetën.

Zyrtarët thanë se vërshimet i kanë përmbytur disa rrugë kryesore në qytetin më të madh Karaçi.

Nga ky qytet janë edhe pjesa më e madhe e personave që kanë humbur jetën. Disa prej tyre janë vrarë nga rryma elektrike, e disa nga shkatërrimi i kulmeve dhe mureve të ndërtesave.

Gjatë tri viteve të fundit, Pakistani është goditur shumë nga vërshimet shkatërruese, ndërsa vërshimet më vdekjeprurëse në historinë e këtij vendi, ishin ato në vitin 2010, me ç’rast humbën jetën afro 1800 njerëz, ndërsa nga vërshimet ishin prekur pothuajse 21 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG