Ndërlidhjet

Egjipt: Nuk lejohet hyrja e fitueses së Çmimit Nobel për Paqe


Tawakul Karman
Tawakul Karman
Zyrtarët thonë se fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Tawakkul Karman, nuk është lejuar të hyjë në Egjipt, pasi ajo kishte arritur në aeroportin e Kajros.

Karman, femra e parë arabe që e ka fituar Çmimin Nobel, e kishte kundërshtuar përmbysjen të presidentit islamik, Mohammed Morsi, nga ushtria më 3 Korrik, disa ditë pas protestave masive, në të cilat miliona egjiptianë kishin kërkuar që ai të tërhiqej.

Tawakkul Karman tha se ajo synonte tu bashkohej protestuesve në mbështetje të Morsit në Kajro.

Zyrtarët e aeroportit të Kajros thanë se ajo sot ishte kthyer prapa me aeroplanin me të cilin kishte fluturuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zyrtarët kanë folur në kushte të anonimitetit, pasi ata nuk ishin të autorizuar për të folur për media, raporton AP.
XS
SM
MD
LG