Ndërlidhjet

SHBA: Për shkak të terrorit - 19 misione diplomatike të mbyllura


Forcat e sigurisë në rrugën për në Ambasadën e SHBA-ve në Sana të Jemenit

Forcat e sigurisë në rrugën për në Ambasadën e SHBA-ve në Sana të Jemenit

Shtetet e Bashkuara thonë se 19 ambasada dhe konsullata në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, janë mbyllur deri më 10 të këtij muaji, për shkak të shqetësimeve për sulm të mundshëm terrorist.

Disa prej këtyre misioneve diplomatike ishin mbyllur dje, ndërsa disa të tjera, që poashtu ishin mbyllur dje, pritet të rihapen gjatë ditës së sotme, përfshirë ato në Bagdad, Kabul dhe Algjeri.

Ligjëvënësit në Uashington, të cilët ishin informuar për kërcënimet për sulme terroriste të al-Kaidës gjatë muajit Gusht, thanë se raportimi i inteligjencës ishte në mesin e raporteve më serioze, që ata e kanë parë prej sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Shtetet e Bashkuara dhe Interpoli, poashtu, kanë publikuar alarm global të sigurisë për udhëtarë.

Këto masa paraprake po ndërmerren pasi qindra militantë të al-Kaidës kanë ikur nga burgjet në nëntë vende, gjatë muajit të kaluar, përfshirë edhe burgjet në Irak, Libi dhe Pakistan.
XS
SM
MD
LG