Ndërlidhjet

Shkup: Protesta kundër shkatërrimit të parkut


Pamje e protestave kundër shkatërrimit të një parku në Shkup
Pamje e protestave kundër shkatërrimit të një parku në Shkup
Një numër i njerëzve ka demonstruar kundër shkatërrimit të një parku të vogël në pjesën qendrore të Shkupit.

Protesta e mbrëmshme është organizuar, pasi punëtorët, të mbështetur nga policia, e kishin shkatërruar “Parkun Bristol” para agimit ditën e Diel.

Parku e kishte marrë emrin në bazë të një hoteli të afërt.

Policia, poashtu, e ka shkatërruar një tendë të vogël, e cila ishte ngritur nga aktivistët e grupeve “Avangarda” dhe “Oksigjeni”.

Demonstruesit i kanë ftuar shtetasit e Maqedonisë që tu bashkohen në protestat e ardhshme kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e zyrave administrative në hapësirën e parkut.

Në një gjest ironik, protestuesit kanë shpallur se parkun tash e quajnë “Nikolla Gruevski”, sipas emrit të kryeministrit të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG