Ndërlidhjet

Assad: Kundër kryengritësve në Siri me “grusht të hekurt”


Presidenti Assad përshëndetet me ushtarët sirianë
Presidenti Assad përshëndetet me ushtarët sirianë
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se nuk do të ketë dialog politik me kryengritësit dhe ka bërë thirrje që kundër tyre të bëhen sulme me “grusht të hekurt”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë gjatë iftarit në kryeqytetin Damask.

Duke i cilësuar kryengritësit si “terroristë”, zoti Assad tha se “asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të mendoj se terrorizmi mund të trajtohet nëpërmjet politikës”.

Ai ka vlerësuar se Koalicioni Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe forcat opozitare janë “dështim që nuk mund ta luajnë asnjë rol” në zgjidhjen e krizës në Siri.

Sipas tij, konflikti në Siri mund të zgjidhet vetëm pasi terrorizmi të çrrënjoset.

Presidenti Bashar al-Assad tha se Siria duhet të vendos se a do të jetë “shtet i qeverisur nga ligji apo shtet ku autoriteti u takon vjedhësve dhe banditëve”.

Deri tash në konfliktin në Siri janë vrarë më se 100 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG