Ndërlidhjet

Itali: Protestë e mbështetësve të Berluskonit


Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi

Qindra mbështetës të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, kanë protestuar në Romë kundër dënimit ndaj tij për mashtrim tatimor.

Gjykata më e lartë në Itali, të Enjten, e ka mbështetur dënimin me katër vjet burg, që është shndërruar në një vit, për zotin Berlusconi, i cili është edhe pronar i disa organizatave të mediave në Itali.

Ky ishte dënimi i parë i plotfuqishëm kundër tij, megjithqë ka pasur një varg të proceseve gjyqësore.

Duke folur mbrëmë para mbështetësve të tij, Berlusconi, 76 vjeçar, ka përsëritur se është i pafajshëm dhe tha se do të vazhdoj ta mbështesë koalicionin e partisë së tij të qendrës së djathtë dhe Partinë Demokratike të qendrës së majtë, të kryeministrit Enrico Letta.

Pritet që Berlusconi dënimin e tij do ta vuaj nën arrest shtëpiak ose duke bërë punë shërbyese në komunitet.
XS
SM
MD
LG