Ndërlidhjet

logo-print

AI: Kërkohet lirimi i të burgosurve të ndërgjegjes në Kubë


Pamje e kryeqytetit Havana në Kubë

Pamje e kryeqytetit Havana në Kubë

Organizata Amnesty International ka vlerësuar se pesë kubanë, që mbahen në burgje në Kubë, janë “të burgosur të ndërgjegjes” dhe ka kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Ky grup për të drejtat e njeriut me seli në Nju Jork i ka publikuar edhe emrat e këtyre pesë personave dhe rastet e tyre. Ata janë: Rafael Matos Montes de Oca, Emilio Plana Robert, dhe vëllezërit Alexeis, Diango dhe Vianco Vargas Martin.

Këshilltari special i organizatës Amensty International, Javier Zuniga, tha se burgosjet e tyre janë “vetëm maja e ajsbergut për represionin në Kubë ndaj shprehjes së lirë”.

Zyrtarët kubanë kanë përgënjeshtruar se mbajnë ndonjë të burgosur politik.

Qeveria dhe mbështetësit e saj i quajnë disidentët si “mercenarë”, që marrin para të jashtme për të provuar ta shkatërrojnë sistemin komunist në Kubë.
XS
SM
MD
LG