Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ambasadori amerikan e dënon gjestin e këngëtarit


Jared Hasselhoff duke e futur flamurin rus nën pantollonat e tij në bel gjatë koncertit të Odesa të Ukrainës

Jared Hasselhoff duke e futur flamurin rus nën pantollonat e tij në bel gjatë koncertit të Odesa të Ukrainës

Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, e ka dënuar grupin provokues amerikan të muzikës rock “Bloodhound Gang”, pasi një anëtar i tij e ka fyer flamurin e Rusisë në një koncert në Ukrainë.

Ambasadori McFaul në rrjetin Twitter tha se i duket se aksioni i grupit ishte i “neveritshëm”.

Ai poashtu, e ka dënuar edhe një sulm ndaj muzikantëve ditën e Shtunë nga rusët e zemëruar në aeroportin në Anapa, para se ata të hynin në aeroplan për të udhëtuar jashtë Rusisë.

Rrjedhimisht, paraqitja e grupit në një festival në pjesën jugore të Rusisë ishte anuluar, kështu që muzikantët ishin detyruar të largohen, memqë ishte publikuar videoja nga incidenti me flamur në koncertin në qytetin-port Odesa të Ukrainës.

Anëtari i grupit, Jared Hasselhoff, është parë në video duke e futur flamurin rus nën pantollonat e tij në bel, me ç’rast i tha audiencës që për këtë gjest të tij të mos i tregojnë presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin.
XS
SM
MD
LG